Organizata Botërore e Shëndetësisë e mirëpret vendimin e Kinës për lejimin e hetimeve për origjinën e virusit korona
A photo taken in the late hours of August 17, 2020 shows a sign of the World Health Organization (WHO) at their headquarters in Geneva amid the COVID-19 outbreak, caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Hans Kluge: Numri në rritje i rasteve me koronavirus në rajon paraqet shqetësim të madh

Ekspert të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë tërhequr vërejtjen se në shumë shtete anekënd botës është duke u rritur numri i të infektuarve me virusin korona. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se nga të dhënat e fundit mbi përhapjen e pandemisë, mbi 50 për qind të rasteve të pandemisë janë duke u raportuar në Evropë. Shefi i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë,, Michael Ryan ka deklaruar se kjo që është duke ndodhë tani në Evropë, është sinjal paralajmërues për krejt botën se çka mund të ndodhë në ditët në vijim nga përhapja e pandemisë. Drejtori për Evropën i OBSH-së, Hans Kluge, ka deklaruar se numri në rritje i rasteve me koronavirus në rajon paraqet shqetësim të madh dhe theksoi se numri i personave të shtrirë në spitale është dyfishuar javën e kaluar. OBSH-ja për Evropën tha se rajoni numëron afro 1.8 milion raste të reja javore – një rritje prej rreth 6% nga java e kaluar, dhe 24 mijë viktima brenda javës, që nënkupton rritje për 12 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …