leoni

Hapen rrugët për bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Kroacisë

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kroaci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtuesit e ministrisë së Kulturës së Kroacisë, ka vizituar Institutin e Konservimeve të Kroacisë, ku është pritur nga drejtori i këtij institucioni, Mario Braun, dhe ka parë nga afër veprimtarinë e tij në fushën e konservimeve.

Ndërmjet ministrit Shala dhe drejtorit të këtij institucioni Mario Braoun u shqyrtuan format dhe mundësitë e bashkëpunimit konkret ndërmjet institucioneve të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe atyre të Kroacisë, me një theks të veçantë në mundësitë që ka dhe ofron ky institucion kroat i rëndësishëm për të ndihmuar ngritjen profesionale të kuadrit kosovar për konservimeve.

Delegacioni kroat u shpreh i gatshëm që të ndihmojë Kosovën në fushën e trashëgimisë dhe njëkohësisht të ofrojë përvojën kroate në fushën e konservimeve, ndërsa u dakordua që institucionet përkatëse të dy vendeve, në ditët në vijim, të konkretizojnë format dhe modalitetet e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …