Në kuadër të bashkëpunimit në mes Save the Children, drejtorisë së arsimit dhe drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, sot në SHFMU “Ali Hadri” në Mirash të komunës së Ferizajt, zyrtarisht u hap qendra që ka të bëjë me kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme që përfshinë moshat 3-5 vjeç. Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë Hana Lamagjema, zyrtare e lartë në Save the Children, zyrtarë nga drejtoria e arsimit dhe shumë banorë të fshatit. Qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me përmirësimin e qasjes dhe cilësisë në zhvillimin dhe kujdesin në fëmijëri të hershme.