Hapet pika shkollore e radhës, në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t

Hapet pika shkollore e radhës, në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t

Të mërkurën e kaluar listës së shkollave shqipe në Zvicër iu bashkëngjit edhe pika shkollore në Weinfelden të Kantonit të Thuragu-t. Ishte një punë e përbashkët me LAPSH-in e Kantonit të Thurgau-t, konkretisht të veprimtarëve Nexhat Hysenit dhe Vaxhid Sejdiut, me qëllim për të shtuar numrin e nxënësve dhe shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë.

Çdo pikë shkollore ka rëndësinë e vet. Në këtë përpjekje, që të jemi sa më afër mërgimtarëve shqiptarë, me qëllim që fëmijët e tyre të kenë mundësinë, të vijojnë mësimet në gjuhën amtare u hap edhe pika shkollore e radhës në Weinfelden të Kantonit të Thurgaut. Edhe kjo ishte një përpjekje që së bashku me prindërit e kësaj komune dhe  veprimtarët Nexhat Hysenin dhe Vaxhid Sejdiun, të hapet shkollën e radhës. Vlen të përmendet se edhe Drejtoria e Shkollës zvicerane është shumë e interesuar që të zhvillohen mësimet e gjuhëve të para në këtë komunë. Duke pretenduar se njohja  e gjuhës amtare ndihmon edhe përvetësimin sa më të mirë të gjuhës së vendit.

Edhe pse në kohë pandemie disa prej nxënësve për hir të rregullave të pandemisë nuk arritën të jenë pjesë e orëve të para të mësimit të gjuhës shqipe, por priten t`i bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre në javët në vijim. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 – 15:00 në shkollën Martin Hafter”, në Giessenweg 10 në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t. Për të gjithë të interesuarit është dhënë edhe orari i shkollës shqipe, ,me qëllim që fëmijët e tyre t`i orientojnë për të ndjekur mësimet në gjuhën e nënës.

“Shkolla Shqipe – Zvicër”

Sektori për informim

 

Kontrolloni gjithashtu

Eriton A. Krasniqi: Ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai Azem Januz Krasniqi

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka …