Hapet «Shkolla Shqipe» në Othmarsingen të Kantonit të Aargaut

 

…Dhe në prag të festës kombëtare 28 Nëntorit shkollave shqipe në Zvicër i shtohet edhe një pikë shkollore në Othmarsingen të Kantonit të Argaut

Të lumtur që më në fund mund fillojnë me mësimet në gjuhën shqipe. Mësuesja Nuraj Iljasi së bashku me nxënësit e shkollës shqipe në Othmarsingen të Kantonit të Argaut 

E hënë 27 nëntor 2023, pas një pune të përbashkët mësues dhe prindër, Shkolla shqipe në Othmarsingen hap dyert për fëmijët shqiptarë të këtij rajoni, me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën amtare në mënyrë te rregullt. Mësuesja Nuraj Iljasi një mësuese e përkushtuar, e cila punon edhe në pikën shkollore në Pratteln të kantonit të Basellandit ishte tepër e lumtur që ëndrra e saj të punoj me fëmijët shqiptarë edhe atë në Zvicër, po bëhet gjithnjë e më tepër realitet. A ka gëzim më të madh për një mësuese? – kur sheh prindërit shqiptarë, të cilët i sjellin fëmijët e tyre për t`i regjistruar në shkollën shqipe. 

Gëzim i pa përshkruar dhe festë në të njëjtën kohë. Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve ishin dhurata më e bukur për shkollën shqipe në këtë ditë festive. 

… Për nxënësit e Shkollës shqipe në Othmarsingen  festa e 28 Nëntorit këtë vit ishte edhe më e bukur, edhe më e dashur sepse të hënën në prag të festës filluan edhe me mësimin në gjuhën shqipe. A ka festë më të dashur? – kur festa shoqërohet edhe me shkronjat e gjuhës shqipe, me këngën për flamurin, atdheun, Shqipërinë.

Dhe me të vërtetë kështu ndodhi këtë nëntor, mësuesja ua shpërndau librat, abetaret dhe pastaj filluan bashkërisht t`i shfletojnë shkronjat e gjuhës shqipe, duke i shqiptuar ato dhe duke e parë dallimin e shkronjave me gjuhën gjermane. Pastaj ata vazhduan duke vizatuar shqiponjën simbolin e flamurit kombëtar dhe flamurin kuq e zi. Me ato duart e arta vazhduan secili në mënyrën e  vet duke i dhënë klasës një pamje të bukur, një ngjyrë festive, sepse 28 Nëntori është padyshim festa më e dashur e të gjithë shqiptarëve. 

Nxënësit: Amini, Hira, Klea, Ciara, Loriku, Amari, Enuari, Lirioni, Melia, Diari, Esma, Sara, Ailinda, Amra, Ajra iu bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre, që edhe ata në ditët në vijim të regjistrohen në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të hëne nga ora 16:00 -18:00, në shkollën fillore në adresën Schulstrasse 10, në Othmarsingen. 

Vlen të përmendet se në këtë përpjekje për hapjen e pikës shkollore një kontribut të çmuar kanë dhënë veprimtarët e arsimit shqip në Zvicër Riza Demaj dhe Vaxhid Sejdiu si dhe mësuesja Nuraj Iljasi. 

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …