leoni

Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë hap i rëndësishëm në kuadër të Nismës japoneze për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor

Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë hap i rëndësishëm në kuadër të Nismës japoneze për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor

Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një nga vendimet më të rëndësishme në kuadër të Nismës japoneze për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë i ngarkuari me punë i kësaj ambasade në Prishtinë, Ogasawara Mitsunori. “Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin e tërë Evropës. Kosova nuk duket se ka një status të qëndrueshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja se pse ne po përpiqemi ta mbështesim atë, në zgjidhjen e problemeve të brendshme, siç është varfëria, por edhe në skenën ndërkombëtare”, tha Mitsunori. Kjo nismë u bë nga kryeministri japonez, Shinzo Abe në vitin 2018, me qëllim të forcimit dhe bashkëpunimit. Mitsunori thotë se bashkëpunimi i ngushtë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është arritur përmes kësaj iniciative dhe se përqendrimi tani është te Kosova. Përndryshe, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë ndihma mjekësore nga Kina, në kuadër të “diplomacisë së saj të maskave të fytyrës”. Gjithashtu, Kosova është edhe vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor në të cilin nuk ka investime ekonomike kineze. Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe respekton integritetin e Serbisë, e cila sipas Kushtetutës, ende e trajton Kosovën si pjesë të saj.​

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …