Ramush Haradinaj

Haradinaj: Angazhimi i opozitës ka ndaluar Qeverinë ta themelojë AKS-në dhe demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Deçanit se angazhimi i opozitës  ka ndalur Qeverinë t’i bëjë dy gabime të mëdha: formimin e Asociacionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. “Fakti i angazhimit Kosova shpëtoi nga dy gabime; bërja e dy Kosovave me Asociacion dhe nga humbja e territorit me demarkacion”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se opozita e ka për detyrë të mos lejojë gabime nga ekzekutivi. “Ne nuk mund ta lejojmë Qeverinë të gabojë, është detyrë jona të mos e lëmë të gabojë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe tani bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ne nuk kemi vend rezervë, vetëm Kosovën kemi dhe atë duhet ta ruajmë”, ka thënë Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …