Haradinaj bënë të ditur se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit

Haradinaj bënë të ditur se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njoftoi se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit dhe ata që ishin në shkollën “Gjon Buzuku” në këtë komunë. Ai tha se çdo ditë merr raporte nga institucionet për rikthim të atyre që qëndruan në shtëpi private dhe objekte hoteliere në Kosovë. Haradinaj falënderoi të gjithë qytetarët për kontributin dhe angazhimin që dhanë për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë nga Shqipëria pas tërmetit me pasoja tragjike. Ai theksoi se do të vazhdojnë të jenë të gatshëm për çdo ndihmë dhe angazhim të nevojshëm që Qeveria e Shqipërisë mund ta ketë. Ndërsa, sa i përket Parkuti Inovativ në Prizren, Haradinaj potencon se ai do të vazhdojë me misionin që ka atë për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …