Bardhyl Mahmuti

Mahmuti: Tentativa e Mustafës për t’u bërë kryetar i vendit, përpjekje që shtetin e kapur ta vendosin në karrocën e invalidit

Politikologu Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas këmbëngulësisë tashmë të dukshme të liderit të LDK-së për ta marr postin e kryetarit të vendit përkundër gjendjes shëndetësore të rënduar. Madje këtë epsh të tij e quan si tentativë që shtetin e kapur ta zhvendos në karrocën e një invalidi. “Këmbëngulja e Isa Mustafës që të sigurojë funksionin e presidentit, përkundër gjendjes së tij shëndetësore, nuk mund të interpretohet ndryshe pos si përpjekje e fundit që shtetin e kapur të Kosovës ta vendosin në karrocën e invalidit. Nëse kuadri i ri i LDK-së, që ka marrë mandatin për të përfaqësuar elektoratin e vet, apo LVV-ja i nënshtrohen tekeve të një njeriu të sëmurë, atëherë shtetësisë së Kosovës i mungon vetëm arkivoli”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …