Haradinaj-Delawie bisedojnë për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve

Haradinaj-Delawie bisedojnë për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve

Kandidati i koalicionit PAN, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti mërkuren në një takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie me të cilin biseduan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës. Takimi i Haradinaj me diplomatin amerikan është vazhdimësi e bisedave të përbashkëta për aktualitetin dhe zhvillimet në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media të AAK-së.  Kreu i AAK-së Haradinaj theksoi në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtet-ndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …