Ramush Haradinaj: Nuk do të lejohen improvizime, Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet

Ramush Haradinaj: Nuk do të lejohen improvizime, Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni i PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklaruar për Radion-Evropa e Lirë  se nuk do të lejohen improvizime dhe se Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet. Ai beson se Qeveria e re do të formohet një javë pas  certifikimit të rezultateve dhe beson se ka një traditë të bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.  Me siguri do të komunikoj edhe me Vetëvendosjen që të shohim si është perspektiva e punëve në të ardhmen. Mirëpo jemi në nivel punë që votuesit kanë vendosur kush është fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar të deputetëve, i kemi komunitetet që në bazë të Kushtetutës e kanë rolin e vet kushtetues edhe në Qeveri edhe në Parlament, do të diskutojmë edhe në organizimin e politikës shqiptare, por s’dua ta precizoj si do të rrjedhë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …