Marrëveshja në mes koalicionit PAN dhe AKR-së i hap rrugë formimit të institucioneve të Kosovës, emërimit të kryetarit të Kuvendit e më pas edhe formimit të Qeverisë. Kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR është Ramush Haradinaj. Haradinaj si deputet i zgjedhur në momentin që merr postin e kryeministrit ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota. Në këtë rast Haradinajn do ta zëvendësojë Nait Hasani i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9578 vota. Edhe Nisma për Kosovën do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe tri Ministri. Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zë po ashtu një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9234 vota.
Kontrolloni gjithashtu
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …