protesta

Haradinaj dhe Limaj: Nesër bashkohet Kosova për ta kundërshtuar Qeverinë antikushtetuese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë, me ç’ rast  kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme. Ramush Hardinaj, lider i AAK-së, tha se nesër do të bashkohet Kosova për të kundërshtuar Qeverinë antikushtetuese. “Opozita është e gjallë dhe nesër do të dëshmohet me një numër masiv të protestuesve. Protesta e nesërme do te jete me e madhja që është mbajtur në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Ndërsa lideri i Nismës Fatmir Limaj thënë se “u bëj thirrje qytetarëve që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ata që në vazhdimësi e kanë përkrahur kauzën tonë për dy marrëveshjet le të vijnë në këtë shesh për të treguar se ne jemi te vendosur për të shprehur pakënaqësinë tonë rreth këtyre marrëveshjeve”.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …