Haradinaj: Është nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë

Haradinaj: Është nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019, që u mbajt në Kazermën Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj. Duke i uruar kadetët për këtë gradim dhe për shërbimin që po ia bëjnë vendit ai tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplomojnë  pas votimit në Parlament, edhe pas dhënies së mandatit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse të Kosovës duke u bërë kështu vetë historia. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj shtoi se është në nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se  ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndësishme për karrierën dhe jetën e kadetëve por edhe FSK-në e shtetin e Kosovës.  “Sot duhet të jeni krenarë për arritjet e juaja dhe të zotoheni që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun dhe të mbroni paqen, liritë dhe shtetin e ndërtuar më shumë sakrificë”, tha ministri Berisha.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, përfaqësues të KFOR-it dhe  personalitete të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare.  Në fund të ceremonisë u bë betimi i kadetëve dhe u dekoruan me medalje Naim Smakolli për shërbim vetëmohues dhe kadet Dritëro Bajrami për rezultate te larta në përvetësimin e programit mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …