Haradinaj: Jam i befasuar me qëllimet e disa medieve që ta komprometojnë mbështetjen e dhënë të familjes Rugova për Ramushin kryeministër

Haradinaj: Jam i befasuar me qëllimet e disa medieve që ta komprometojnë mbështetjen e dhënë të familjes Rugova për Ramushin kryeministër

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetin social ” ka reaguar ndaj shkrimeve në disa medie, që pretendonin se Dardan Gashi dhe Astrit Haraqija e bindën Teuta Rugovën ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër. Ai ka thënë se përfshirjen e këtyre personave e ka kuptuar nga mediet dhe se nuk kanë përzier asgjë në këtë proces. “Jam i befasuar me qëllimet e disa medieve që ta komprometojnë një të vërtetë të mbështetjes që familja Rugova i ka dhënë Ramushit për kryeministër, duke implikuar lloj-lloj emrash në teoritë e tyre konspirative. Unë mund t’ju them se unë e filanat e fistekët që janë zënë në gojë, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediet. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces. Po “rrena e marrja, hala nuk e kanë çelë varrë kërkënd në këtë vend”! Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë me të mençur sesa të merrem me denoncimin e shpifjeve të fëlliqta që bëni! Respekt të pafund për guximin e Teutës që e bëri të njëjtin veprim siç bëri babai i saj para 13 vjetësh”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …