Haradinaj ka bërë sot homazhe në 20 vjetorin e rënies së vëllaut Shkëlzen Haradinaj tek shtatorja e tij në Pejë

Haradinaj ka bërë sot homazhe në 20 vjetorin e rënies së vëllaut Shkëlzen Haradinaj tek shtatorja e tij në Pejë dhe në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në 20 vjetorin e rënies së vëllaut të tij tek shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në qendër të Pejës. Ai ishte i shoqëruar nga djali i Shkëlzenit, Luani, bashkëshortja e tij Anita Haradinaj. Homazhe kanë bërë edhe ministra nga kabineti qeveritar, kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Më pas kreu i Qeverisë do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore të dëshmorëve dëshmorët Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidi i UÇK-së, Enver Haradinaj. Më pas ai ka bërë nderime edhe në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan. Në këtë ceremoni, kryeministri mes të tjerash tha se nuk është e vërtet që Kosova e ka falur Qakorrin as Kullën dhe nuk do ta lejoja kurrë që të preket toka e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …