Haradinaj ka pritur në takim disa prodhues vendor, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike

Haradinaj ka pritur në takim disa prodhues vendorë, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim disa prodhues vendor, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike. Zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se, gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesi i ZRRE, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, është duke punuar me të gjithë dhe me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për sektorin privat. Ndër temat kryesore të takimit ishte furnizimi i rregullt i operatorëve prodhues me energji dhe çmimi i saj. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik. Vizitat në biznese dhe takimet me përfaqësuesit e bizneseve, kryeministri Haradinaj është duke i zhvilluar në kuadër të vitit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …