Më 24 mars 2019 shënohet ë 20-vjetori i rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatin Kotlinë të Kaçanikut

Më 24 mars 2019, në Kotlinë të Kaçanikut mbahet Akademi përkujtimore 20 vjetorin e të rënëve për liri nga ky fshat

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve, më 24 mars 1999, në fshatin Kotlinë, në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe në bashkëpunim më Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Kaçanik si dhe Këshillin Organizativ të fshatit Kotlinë organizohet Akademi përkujtimore. Në orën 14:00 do të përurohet  filmi dokumentar kushtuar masakrës së Kotlinës, përgatitur nga TV Dielli. Kjo ngjarje do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik. Ndërsa aktivitet e tjera që do t’i paraprijnë janë homazhet dhe vendosja e luleve tek vendi i rënies dhe Kompleksi Memorial i Martirëve në fshatin Kotlinë, në orën 12:00. Kurse në orën 13:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Varrezat e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …