Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim disa prodhues vendor, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike. Zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se, gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesi i ZRRE, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, është duke punuar me të gjithë dhe me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për sektorin privat. Ndër temat kryesore të takimit ishte furnizimi i rregullt i operatorëve prodhues me energji dhe çmimi i saj. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik. Vizitat në biznese dhe takimet me përfaqësuesit e bizneseve, kryeministri Haradinaj është duke i zhvilluar në kuadër të vitit ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri: Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën, janë shumë të kufizuara, për shkak të qëndrimit të qeverisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet …