Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Haradinaj ka thënë se kur po flitet për një marrëveshje me Serbinë ende nuk po dihet saktësisht se për çka është fjala

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Haradinaj ka thënë se kur po flitet për një marrëveshje me Serbinë ende nuk po dihet saktësisht se për çka është fjala. Ai ka theksuar se është dakord që taksa të pezullohet sikur të kishte një kontratë por nuk e ka një të tillë me të gjitha temat. Tutje, Haradinaj ka thënë se nuk mund t’i hyjnë një procesi ‘pa kry’.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …