Ramush Haradinaj

Haradinaj kërkon memorial për luftëtarët shqiptarë të Betejës së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ngrisin një memorial për luftëtarët shqiptarë të Betejës së Kosovës. Ai ka thënë se ushtritë shqiptare të kohës kanë qenë pjesë e koalicionit ballkanik, madje shumë luftëtarë shqiptarë kanë rënë në Betejën e Kosovës. ‘Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit. Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo! Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …