Haradinaj: 27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare, ku forcat serbe vranë e masakruan shumë shqiptar

Haradinaj kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh. Ai ka njoftuar për këtë vendim, pas protestës e cila u zhvillua në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin ne fjalë. Sipas tij, projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë. “Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis”. “Projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …