Haradinaj Kurti

Ramush Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti që mos ta heq taksën veç nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit aktual, Albin Kurti, që taksën e vendosur ndaj Serbisë ta heq vetëm në rast se kjo e fundit do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën siç është shprehur ai, taksa nuk duhet të hiqet për të vazhduar dialogu, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Haradinaj, ia ka bërë të ditur Kurtit se në rast se e heq taksën për njohjen e Kosovës nga Serbia, atëherë ai do ta mbështes Kurtin. Por ai ka paralajmëruar Kurtin se në rast se e heq taksën pa njohjen reciproke, atëherë do të ketë edhe pasoja të cilat siç u shpreh Haradinaj, Kurti do të jetë përgjegjësi i vetëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …