Haradinaj - Borrellit: Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit

Haradinaj kërkon që 12 rojtarët e Shtëpisë së Ibrahim Rugovës të trajtohen me kontrata të rregullta të punës

Kryeministri Haradinaj kërkon që 12 punëtorëve që sillen rreth dhe brenda Rezidencës së Ibrahim Rugovës t’u bëhen kontratat e rregullta, meqë paguhen nga Buxheti i Kosovës. Ai ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, dhe ai i Financave Bedri Hamza që 12 punëtorëve të Rezidencës dhe memorialit “Ibrahim Rugova” t’u jepen kontrata të rregullta, meqë ata tani për tani punojnë me kontrata mbi vepër, ashtu sikur punojnë me mijëra militantë partiakë kudo nëpër institucionet e vendit . Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pranuar këtë propozim të kryeministrit duke saktësuar se pavarësisht kontratave  shpenzimi i buxhetit është prapë i njëjtë, sepse ata marrin paga të plota, por nuk ka bërë të ditur se sa para marrin rojet dhe magazinierët e Pallatit të Ibrahim Rugovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …