Haradinaj bënë të ditur se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit

Haradinaj: Kompromisi i dhimbshëm do të jetë fakti i njohjes së Kosovës nga Serbia, që nënkupton një lloj falje

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur lidhur me ato kompromiset e dhimbshme me Serbinë që po përfliten të ndodhin në fazën e fundit të dialogut. Sipas tij, kompromisi i dhimbshëm do të jetë fakti i njohjes nga Serbia, që sipas tij nënkupton një lloj falje. Sipas tij  kjo nuk nënkupton falje ligjore për krimet e Serbisë, por është e rëndë për popullin e Kosovës të kalojë në një gjendje të njohjes reciproke me Serbinë. Më pas kryeministri ka folur edhe për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku është shprehur se ka kohë pasi tani janë të fokusuar në liberalizmin e vizave, që ky proces, sipas tij, do të përfundojë shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …