Haradinaj: Kosova partner serioz në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Haradinaj: Kosova është partner serioz në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Sofje. Ai ka thënë fuqizimi i lidhjeve  është jetike për të ardhmen tonë të përbashkët të rajonit. Haradinaj ka theksuar se Kosova është partner serioz në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unik t’i themi po partneritetit dhe integrimit, në Samitin historik të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Sofje, ku po konfirmohet e ardhmja europiane e rajonit. Në këtë Samit, më të rëndësishmin që nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, po marr pjesë bashkë me Presidentin Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Fuqizimi i lidhjeve përbrenda rajonit është jetike për të ardhmen tonë të përbashkët. Me liderët e BE-së dhe partnerët ballkanikë, diskutuam hapur për progresin e arritur në shtetet tona veç e veç, si dhe ndërlidhjet infrastrukturore dhe digjitale. Kosova mbetet partner serioz në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në ndërtimin e perspektivës europiane të rajonit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Nik Gjeloshaj: Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë të Malësisë, çdo zgjidhje tjetër është e papranueshme

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka reaguar …