Kryetari Thaçi - komisionerit Hahn: Kosova po e pret liberalizimin, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve

Kryetari Thaçi – komisionerit Hahn: Kosova po e pret liberalizimin, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn në kuadër të Samitit të BE-së në Sofje të Bullgarisë. Thaçi në rrjetin social ka shkuar se me komisionarin Hahn ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Me Johannes Hahn në Samitin e Sofjes. Bashkimi Evropian është prapa Strategjisë së re për zgjerim dhe njerëzit e rajonit janë bashkë me BE-në për të krijuar një partner të ri për përparim. Kosova tani po pret me të drejtë liberalizimin e vizave, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve, si demarkacioni etj”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …