Qeveria e Kosovës

Haradinaj: Krimit të organizuar dhe terrorizmit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e sistemit të të dhënave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot së mënyrave të sofistikuara të veprimit të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e qasjes dhe sistemit të të dhënave. “Metodave të sofistikuara të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e qasjes dhe sistemit të të dhënave. Me qëllim të rritjes së performancës dhe mbikëqyrjes në të gjitha hallkat e sigurisë, në bashkë-organizim me OSBE-në mbajtëm takimin për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve API. Grumbullimi dhe shfrytëzimi i të dhënave, si dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit të pasagjerëve ndërmjet mekanizmave të sigurisë, me qëllim të parandalimit të krimeve, kërkon aplikimin e sistemit API si masë efikase mbrojtëse”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …