leoni

Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake nga Qeveria për FSK-në

Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e blerjes së automjeteve multi funksionale nga Qeveria për FSK-në

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është një trupë profesionale e gjithëpërfshirëse dhe është shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me ShBA dhe NATO-n.  Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite, kryeministri Haradinaj tha se sot, jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe për popullin e Kosovës dhe se FSK-ja po modernizohet me teknikë ushtarake multifunksionale “Hamvi” dhe angazhimi për ngritjen e kapaciteteve teknike të FSK-së dita ditës tregon se kjo forcë po ngritët sipas standardeve të NATO-s. Kryeministri Haradinaj ka falënderuar partnerët strategjikë të Kosovës, për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës në momentet më të vështira dhe që vazhdojnë të japin edhe tani në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj ka theksuar orientimin properëndimor dhe strategjik të Kosovës, krah shteteve demokratike. Duke shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shumicës shqiptare, e komuniteteve, e serbëve, e turqve, ashkalinjve, romëve, egjiptasve, boshnjakëve.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …