Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj: AAK është kategorik kundër shkëmbimit apo lëvizjes së kufirit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj: Për kullat e Jasharajve mediat nuk i kanë faj, por AMKM-ja

Në Komisionin parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot ka pasur përplasje verbale ndërmjet deputetit Daut Haradinaj dhe drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovë, Idriz Blakaj për gjendjen e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Drejtori Idriz Blakaj, i cili ishte i ftuar të raportoj në komisionin parlamentar për gjendjen e kullës së Jasharajve, tha se gjendja aktuale e kësaj kulle është alarmante dhe në gjendje të rëndë. Sipas tij, edhe sot me u bërë Ligji për kompleksin memorial Adem Jashari’ është vonë, andaj mjetet për konservim të kullës nevojiten 6 milionë euro dhe nuk mjaftojnë 100 mijë euro të ndara vite më parë. Mirëpo, për këtë gjendje jo të mirë, Blakaj ka fajësuar institucionet qendrorë të Kosovës, deputetët dhe mediat. Ndërsa, kryetari i Komisionit për Bujqësi Daut Haradinaj, iu është përgjigjur se mediat nuk i kanë faj, por Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës që nuk e ka zbatuar ligjin. Haradinaj ka thënë se për  kompleksin memorial “Adem Jashari” janë ndarë mjete tri herë dhe kjo Agjenci ka përgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …