Haradinaj: Populli shqiptar gjithmonë ka triumfuar ndaj padrejtësive

Haradinaj: Populli shqiptar gjithmonë ka triumfuar ndaj padrejtësive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para të pranishmëve në protestë, ka thënë se populli shqiptar gjithmonë ka triumfuar ndaj padrejtësive. Ai tha se në vitin 1999 kur u dëbua më shumë se gjysma e popullit, Kosova doli fituese pavarësisht dhimbjeve të mëdha e shkatërrimeve. Sipas kryetarit të AAK-së, Kosova sot prapë është trazuar prej ndërhyrjeve të Serbisë në veri. “Kosova i ka dy rreziqe, ndërhyrja nga Serbia dhe kjo Qeveri. Qeveria rrezikon kushtetutshmërinë e vendit.  Ne fitojmë vetëm kur të jemi bashkë, si sot dhe kur të jemi të vendosur”, theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …