Haradinaj: Projektet e mëdha për Klinën vijnë me Zenun Elezajn kryetar

Haradinaj: Projektet e mëdha për Klinën vijnë me Zenun Elezajn kryetar

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi me qytetarët e Klinës, kërkoi që të angazhohen më shumë, që kandidati i kësaj partie për kryetar komune Zenun Elezaj të fitojë qysh në raundin e parë të zgjedhjeve, pa balotazh.

“Ka ardhur koha që Klina të fitojë projekte nga niveli qendror, që të jetë qytet me të arritura në të gjitha segmentet. Projektet e mëdha për Klinën më shpejt vijnë me Zenun Elezaj në krye të Klinës, unë ndjehem borxhli ndaj jush andaj do t’jua kthej me punë”, ka thënë Haradinaj.  Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, pasi ka ftuar qytetarët që më 22 tetor të votojnë AAK-në, ka thënë se Klina kurrë më lehtë nuk e ka pas të zhvillohet. “Klina kurrë nuk e ka pas më të lehtë të zhvillohet, të ecë para, sepse tani ne kemi kryeministrin tonë Ramush Haradinaj dhe ai do të jetë përkrahës i yni në të gjitha projektet tona. Nga ky tubim madhështor, po shihet qartë se Klina, ashtu si edhe tërë Kosova ka vendosur të votojë drejt dhe të udhëhiqet nga Aleanca dhe vizioni i kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …