Ramush Haradinaj

Haradinaj: S’ka votë për demarkacion

Kryetari   Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se demarkacioni nuk do të kalojë edhe nëse do të jenë të gjithë deputetët e secilit subjekt në seancë, pasi siç vlerëson ai, asnjëri nga ta nuk dëshiron që të nesërmen të pendohen. “Edhe po të jenë të gjithë deputetë në Kuvend, s’ka votë për këtë marrëveshje, kjo s’është marrëveshje me efekte të përkohshme”, ka sqaruar Haradinaj. Ai tha se disa deputetë të koalicionit nuk po e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sepse nuk po i lejohen nderi i tyre dhe se këto veprime ata nuk po i bëjnë për hatër të askujt mirëpo nuk mund ta votojnë atë.  “Dihet që s’ka votë për këtë temë. Mendoj që qeveria më mirë ta marrë guximin dhe të mos e procedojë këtë marrëveshje. Në të kundërtën kjo është një lloj zhagitje e agonie që Kosovë është lodhur më këto, sikurse me Asociacionin. Kjo nuk duhet të vazhdoj kështu pa epilog”, ka thënë Hardinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …