leoni

Haradinaj-Stublla: Greqia konfirmon mbështetjen për përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Haradinaj-Stublla: Greqia konfirmon mbështetjen për përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot mbajti një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.  Ajo theksoi se homologu grek i ka konfirmuar mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit. Shefja e diplomacisë tha po ashtu se në bisedë me homologun grek Dendias u theksua nevoja e thellimit të marrëdhenieve dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik midis Kosovës dhe Greqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …