Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Haradinaj: Taksa 100% të mos hiqet deri sa Serbia ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe. Në një tryezë të organizuar nga KDI, ku u diskutua rreth dialogut, Haradinaj ka thënë se AAK-ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 shkurtit 2008, thuhet në njoftimin për media. Ndërkohë, derisa është deklaruar rreth paralajmërimeve të qeverisë së re për heqjen e taksës, ai ka thënë se tarifa nuk iu është vendosur aleatëve të Kosovës, por i është vendosur Serbisë. “Ne nuk po kërkojmë asnjë gjë më shumë prej Serbisë, pos që ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës. Do të jemi shumë kritik, do të jemi hapur kundër heqjes së taksës derisa Serbia nuk e njeh realitetin në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …