leoni

Zhvillime të reja kanë ardhur pas caktimit të 3 shkurtit si datë kur do të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa aktualisht ka mbledhur Kryesinë e partisë së tij. Në takim janë parë duke hyrë figura si Vjosa Osmani, Arben Gashi, Avdullah Hoti, Ismet Beqiri e Haxhi Avdyli. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për situatën e fundit të krijuar me caktimin e datës së seancës ku edhe do të votohet qeveria e re.

Haradinaj thotë se partia e tij nuk do ta votojë asnjë Qeveri të hënën kur do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot nuk do të votojnë asnjë Qeveri të hënën kur edhe është caktuar për zgjedhjen e Qeverisë. Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të përfshihet në ndonjë marrëveshje politike, por do të qëndrojë në opozitë. Megjithatë kryeministri në detyrë nuk mund të thotë nëse do të ketë një qeveri të pakicës. Ai tha se nuk mund të paragjykojë se si do të shkojë seanca e së hënës për formimin e ekzekutivit. Haradinaj është deklaruar njëjtë edhe në Pestovë të Vushtrrisë ku u pyet nga gazetarët nëse deputetët e AAK-së do ta votojnë Qeverinë me të nominuarin për kryeministër Albin Kurti. Ai përsërit se nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshje me partinë e Kurtit për Qeveri të re.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …