leoni

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, siç e ka quajtur ai “komandantit të ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të

Kryeministri Haradinaj thotë se pas vizitës së Palmer në Kosovë, ka ndodhur një reflektim i partive politike në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për vizitën e fundit të zëvendës ndihmësit të Sekretarit të Shtetit amerikan, Matthew Palmer, në Kosovë si dhe sjelljet e partive pas kësaj vizite. Haradinaj ka thënë se pas vizitës së Palmer në Kosovë, ka ndodhur një reflektim i partive politike në Kosovë. Sipas tij, i njëjti unitet që e karakterizoi skenën politike me rastin e Ushtrisë, duhet ta përcjellë edhe në mbrojtjen e territorit. “Kjo vizita e Palmer në Kosovë ka ndodhë një reflektim pozitiv i spektrit politik. Është mirë që të pozicionohemi në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe territoreve. Unë besoj që partitë politike nuk e kanë problem me e mbrojtë territorin, dhe besoj që është mirë që siç kemi ditur të bashkohemi për ushtrinë, e njëjtit karakter është edhe çështja e kufijve”, ka thënë ai. Haradinaj ka folur dhe për vizitën e paralajmëruar të Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, në Kosovë. Kryeministri i vendit tha se Kosova ka obligime për dhomat e specializuara, mirëpo se për këtë çështje ekziston edhe një lloj skepticizmi. “Skam takim me kryeprokurorin e ri. Ne kemi obligim për dhomat e posaçme, mirëpo ekziston edhe një lloj skepticizmi”, tha shkurt ai.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …