Masakra e Recakut

Hasani: Krimet nuk vjetrohen kurrë e as nuk duhet të harrohen

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuqiç i cili ka mohuar krimin kundër njerëzimit që ka bërë Serbia në Reçak, ambasadori i vendit to në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se krimet nuk vjetrohen kurrë e as nuk duhet të harrohen. Serbia po e bën këtë duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve, në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës. Ambasadori Hasani ka shtuar më tutje se Serbia po bën mohimin e krimeve të saj nëpërmjet presidentit të saj Vuqiç i cili ka qenë pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnjë e Kosovë, kur nga miqtë e nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës-Serbisë. Akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim dhe se masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë. Institucionet e Kosovës duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë, dhe kjo duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë, ka porositur ambasadori, Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …