leoni

Enver Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Albin Kurti në Bruksel për paqe me Serbinë është primitive

Hasani: Qeveria e Kosovës sërish e shkel Kushtetutën, vedimi i radhës i saj është tërësisht anti kushtetues

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se qeveria e Kosovës ka shkelur përsëri Kushtetuën e vendit. Ai fillimisht u ndalë në një intervistë të kryeministrit në detyrë i cili iu drejtua atij me emërtimin ‘’profesor’’, ndërsa disa vite më parë e kishte fyer atë. ‘’Kur je fytyrë publike herë të quajnë sahan e herë profesor. Ajo ka qenë politike nuk dua të bëjë pjesë përsëri aty’’, thotë ai. Mirëpo,  vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas tij, është në kundërshtim të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj. “Kjo do të thotë është tërësisht anti kushtetuese dhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse Gjykata Kushtetuese e ka bërë jashtëzakonisht të qartë që Ministria e Shëndetësisë mund të bëjë kufizime të lirive dhe të drejtave të njeriut për aq sa ka autorizime ligjore të Ligjit për Shëndetësinë dhe Ligjin për parandalimin e Sëmundjeve Infektive. Do të thotë këta mund ti fusin në karantinë persona dhe hapësira të cilat janë të infektuara, një nga një, komuna, hapësira, lagje të caktuara, e tjera”, tha Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …