Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Kosova nuk mund t’ i përgjigjet dhunës së Serbisë me dhunë (!)

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga Tirana për arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nga policia e  Serbisë. Pavarësisht se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe dialoguesja me serbët, Edita Tahiri, kanë paralajmëruar verbalisht të ashtuquajturin reciprocitet me Serbinë,  Thaçi u ka bërë të ditur atyre dhe të tjerëve se Kosova, se  ai nuk do të lejojë  që Policia e Kosovës  t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”. Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje,  transmeton lajmi.net. Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në listën e të akuzuarve nga Serbia dhe të cilët kërkohen  nga Interpoli ndodhet edhe Hashim Thaçi dhe rreth 200 pjesëtarë të tjerë të UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …