Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Haxhiu: Marrëveshja për normalizimin Kosovë-Serbi e nënshkruar në 2013 është me dëmshme që nga paslufta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kujtuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi të nënshkruar në vitin 2013 mes kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, derisa e ka quajtur atë marrëveshjen më të dëmshme që nga paslufta. Sipas saj, kjo marrëveshje synonte të instalonte bosnjëzimin e Kosovës, me ç’rast siguronte autonomi për serbët në Kosovë. Ajo thotë se ekonominë, sigurinë e shëndetësinë dhe arsimin, sipas kësaj marrëveshje, duhet ta kontrollonin vetëm serbët, në vendbanimet me shumicë serbe. Sipas Haxhiut, projekte të tjera të dëmshme ende po vazhdojnë t’i sillen Kosovës. Haxhiu thotë se, krahas kërcënimeve të tilla edhe më i fuqishëm është vullneti i qytetarëve që sot sikur atëherë nuk do të lejojë as kryeministra e as presidentë që ta cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …