Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Haziri: Kurti më herët plazma keksat e Serbisë i ka shpall prodhime të armikut, tani po pajtohet testet falas

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i ka komentuar faljen e 1 mijë testeve nga Serbia, ndihmë kjo që bëri bujë të madhe pasi që qeveria në detyrë vendosi t’i pranojë ato derisa politikanë të ndryshëm kritikuan ashpër këtë vendim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. E sipas Hazirit ky akt i pranimit tani po cilësohet si akt humanitar nga vetë kryeministri. “Kurti më herët plazma keksat e i ka shpall si prodhime të një armiku, ndërsa tani po pajtohet me këtë veprim të Serbisë sipas të cilit është humanitar”. Sipas Hazirit e tërë kjo është një spektakël nga Serbia, sepse këto mostra që janë sjellur nuk janë të përdorshme tek ne, dhe se metodologjia e punimit të tyre është shumë e vjetër. “Mostrat e sjella nga Federata Ruse në Serbi nuk janë të përdorshme te ne, sepse metodologjia e punimit të mostrave për Covid 19, është shumë e vjetër dhe merr shumë kohë. Në Kosovë dhe në Serbi do të dalin jashtë përdorimit. Nëse kjo është e vërtetë, kemi një spektatkël humanitar të Serbisë dhe jo një akt humanitar”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama, bëri homazhe në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në Shqipëri

Dita e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri, duke filluar me ceremoninë zyrtare të homazheve u …