leoni

Lutfi Haziri: Propozimi për shtim të ministrive nga 12 në 14 është tendencë për ta paraqitur LDK-në të etur për pushtet

Haziri: Një koalicion LDK-Vetëvendosje do të ngjallte shpresën në popull dhe do ta largonte ndikimin e Listës Serbe

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, thënë se koalicioni i mundshëm LDK-Vetëvendosje do të ngjallte shpresën në popull. Haziri ka thënë se sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që opsion i vetëm i mundshëm për një koalicion parazgjedhor është Vetëvendosje. “Me vendim të veçantë është përjashtuar mundësia e koalicioneve para dhe pas zgjedhore me PDK-në, por edhe me partitë tjera”, ka thënë ai. Haziri ka thënë se pas dy viteve përvoje në Kuvend në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, LDK-ja ka konfirmuar se ka vullnet politikë për bashkëpunim me Vetëvendosjen edhe në të ardhmen. Më tutje, ai ka thënë se një koalicion i tillë do të largonte varësinë dhe ndikimin e Listës Serbe në qeverisje.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …