Haziri: Nuk ka rivalitet brenda LDK-së por vetëm përtej me partitë e tjera politike

Lutfi Haziri pas mbylljes së punimeve të kuvendit zgjedhor të LDK-së deklaroi se marrëveshja e propozuar prej tij për një kandidat konsensual nuk u përmbush plotësisht pasi pati dy kandidatura, por u arrit që të evitoheshin katër të tilla. Duke e quajtur procesin si demokratik, Haziri deklaroi se nuk ka rivalitet brenda LDK-së por vetëm përtej me partitë e tjera politike. Haziri komentoi edhe deklaratat e Sejdiut dhe Tërmkollit të cilët e quajtën kuvend jodemokratik. Ai tha se në demokraci votat nuk falen dhe se Sejdiu nuk arriti të marrë nominimin që do të çonte drejt një gare me votim të fshehtë. Sipas tij, Sejdiu ka luajtur një rol historik në LDK dhe në Kosovë, pasi në kohën kur ka udhëhequr ai është arritur të mbyllet suksesshëm procesi i statusit final për vendin dhe shpallja e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …