Haziri: S’ka marrëveshje me Vetëvendosjen pa u balancuar pushteti në Parlament

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se s’ka marrëveshje me Vetëvendosjen për krijimin e qeverisë pa u balancuar pushteti në Parlament. Vetëm kur të arrihet marrëveshja për të liruar pozitën e Kryetarit të Kuvendit, krijohet mundësia e votimit të Qeverisë Kurti. Ne po angazhohemi për marrëveshje të balancuar dhe ky angazhim është në funksion të arritjes së marrëveshjes. Ne kemi kërkuar nga Albin Kurti të mos e fusë Listës Sprksa në Qeveri. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike. Takimet s’janë ndërprerë asnjëherë. Takime të paralajmëruara s’ka. Në momentin që do te kemi takim do t’ju njoftojmë, ka deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …