Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Hilmi Jashari: Reagimi i Speciales ndaj raportit britanik tregon mungesë transparence

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, ka komentuar raportin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, si dhe reagimin e Gjykatës Speciale ndaj gjetjeve të tij. Sipas Jasharit, reagimi i Speciales, e cila i cilësoi si të pasakta pretendimet e raportit, mund të interpretohet si shenjë nervozizmi nga ana e gjykatës. Ai theksoi se një institucion i tillë ndërkombëtar duhet të tregojë më shumë transparencë dhe t’u mundësojë organizatave të pavarura monitorimin e proceseve gjyqësore. Gjykata do të duhej të ishte më transparente dhe t’u lejonte organizatave të interesuara të përcjellin nga afër proceset gjyqësore, në mënyrë që të nxirren rekomandime nëse standardet ndërkombëtare po respektohen apo jo, deklaroi Jashari. Ai vlerësoi se është problematike që raporti të hidhet poshtë si i pasaktë, duke pasur parasysh se ai është hartuar mbi bazën e monitorimit të vazhdueshëm të proceseve në Gjykatën Speciale. Jashari tha se raporti nuk mund të trajtohet thjesht si një seri pretendimesh, pasi sipas tij, ai reflekton vëzhgime të drejtpërdrejta dhe analiza të vazhdueshme të zhvillimeve gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …