Brickos

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Serbia po përpiqet të barazojë të zhdukurit serbë lokalë, me të zhdukurit shqiptarë, që janë vrarë me plan e me urdhër

Deputetit i PDK-së Hisen Berisha, ka thënë se Serbia po mundohet të arrijë barazimin e të zhdukurve serbë lokalë, me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë, që janë bërë me plan dhe me urdhër. Këtu është intenca e Serbisë, Ne po paralajmërojmë atë çka përmban legjislacioni ndërkombëtarë dhe ku ishte poenta e taktizimit të Vuçiqit. Serbia po përpiqet t’i zhdukë vendimet që ishin plane për zhdukje masive të popullatës, për vrasje e të tjera. Këtu po barazohet Kosova dhe Serbia si kryes të krimeve në mënyrë institucionale në periudhën e luftës, ky ishte defekti. Deklarata e presidentit serb, ishte taktike, ishte mençuri, vendosi rezervë në përmbajte të deklaratës pikërisht në pjesën që ka të bëj me nenin 2 të konventës për personat e zhdukur, të vitit 2006, e cila thotë se shteti është përgjegjës nëse privon nga liria dikë dhunshëm dhe e zhduk përmes agjentëve të vet apo persona të tjerë të autorizuar. Pra po shohim se me këtë rezervë Serbia e shmang përgjegjësinë e vet për të zhdukurit e Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …