Holanda u dhuron nga 5.000 euro veteranëve të saj, të cilët nuk e parandaluan Masakrën në Srebrenicë, në vitin 1995 (!)

Holanda u dhuron nga 5.000 euro veteranëve të saj, të cilët nuk e parandaluan Masakrën në Srebrenicë, në vitin 1995 (!)

Qeveria Hollandeze njoftoi se do  t iu  paguajë nga 5,000 euro veteranëve  saj në radhët e Forcave e Evropës (UNPROFOR) të cilët nuk e parandaluan Masakrën në Srebrenicë kundër boshnjakëve myslimanë, në vitin 1995. Ky gjest u mor  “ në  shenjë mirënjohjeje” për shërbimin e tyre në rrethana të tmerrshme, raporton Agjencia Tanjug.

Pagesa,nga ministria e mbrojtjes, është një nga përgjigjet e qeverisë ndaj një studimi që përfshin 850 ushtarë nga misioni paqeruajtës Holandez, shtoi agjencia. Ushtarët thuhet se ishin në Srebrenicë,  kur qyteti u mor nga ushtarët serbë të Bosnjës të drejtuar nga gjenerali Ratko Mlladiç, i cili akuzohet për gjenocid nga gjykata e OKB-së në Hagë për rolin e tij në masakrën e tmerrshme në të cilën ai  në krye të ushtrisë serbe të Millosheviqit u vrau më shumë se 8,000 boshnjakë të fesë myslimane.  Holandezët kishin tubuar rreth 30. 000 refugjatë myslimanë të Bosnjës  duke iu premtuar mbrojtje, por  pastaj jo vetëm që  i lejuan serbët ta masakronin popullatën civile, por u treguan krejt indiferentë, duke shikuar dhe duke incizuar mizoritë e forcave serbe. (Al-Xhazira)

Tani shteti demokratik i Holandës,  vendi i cili urren myslimanët më shumë se krejt bota,  në vend se t i dënojë,  të paktën moralisht ushtarët e saj veteranë, u dhuron mirënjohje dhe u jep para, duke arsyetuar në mënyrë cinike faktin se ata paskan qenë të tmerruar duke shikuar masakrat serbe mbi popullatën e pambrojtur,  të cilën e kishin mashtruar se do ta mbronin.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …