Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë…

Analisti i mirënjohur, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Behxhet Shala në një shkrim autorial, botuar në “Epoka e Re” ka shkruar për aktualitetin politik në Kosovë dhe në disa vende të Ballkanit. Lidhur me rrugëtimin disavjeçar të Vetëvendosjes ka shkruar:

Në Kosovë LV-ja që llogaritet favorite kryesore për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit, llogaritej si parti  e majtë, kurse lista e propozuar për deputetë përmban milionerë, djathtistë, anarkistë, “nacionalistë”, hajdutë të fondeve, mashtrues, ish-titistë, blerës të shërbimeve seksuale dhe, maja e të gjithë këtyre është “Hasan Prishtina”  kryetari i Mitrovicës. Nëse deri dje Vetëvendosja  ishte e majtë, e themi të vërtetën. Nëse deri dje flisnim për idealizmin e këtij mish-leshi politik, kishte një kuptim. Sot nuk ka asnjë kuptim. Nëse deri dje e konsideronim si strehë për idealistë të bashkimit kombëtar, sot lirisht mund ta konsiderojmë si strehë të horrave që kanë manipuluar me këtë ideal. Mirëpo, kjo  parti  sot iu duhet shumë ndërkombëtarëve, prandaj po e përkrahin si mekanizëm për ta luftuar korrupsionin, nga të pakorruptuarit. Mirëpo, i njoh që nga koha kur ishin embrion politikë, shumë mund kam bërë për ta! Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e që tani janë në listën për deputetë të trajtuar si shumë të nderuar. Kushdo që më tregon se Albini e ka përmendur Bacën Adem Demaçi do ta qeras një kafe, për fillim. Nëse nuk e përmend fare, do t’i qeras dy kafe. Definitivisht nuk është kjo Vetëvendosja  që e ka përkrahur Baca Adem Demaçi. Aty janë pakicë që e njohin Bacën, kurse një numër jo i vogël janë urryes të Bacës e që janë shumë afër Albinit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …