Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Komunën e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu së bashku me njësitë policore dhe qytetarët i përkujtuan dëshmorët e rënë për liri. “Me gjakun e dëshmorëve e martirëve, trimërinë e dalzotësve të atdheut – luftëtarëve të lirisë, emblemën lavdiplote e krenare të kombit – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me aleatë fuqitë botërore prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat e NATO-së, erdhi liria e Kosovës. Sot, në 25 vjetorin e Çlirimit të Ferizajt, kujtojmë Dëshmorët e Kombit e përkulemi sa të jetë jeta, për sakrificën sublime për atdhe. Festa e Çlirimit nuk është e plotë pa themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, etërit e Pavarësisë e Republikës së Kosovës.  Ata, ngadhënjimtarë do të dalin, si liria e Kosovës. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Urime 25 vjetori i Çlirimit! Urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Ferizajt”. U shpreh Kryetari Aliu.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe monument

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim kryetarin e Komunës së Orhangasit, Bekir Aydin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti të premtën një delegacion nga Komuna e …